Antoine Griezmann fitoi Europa League, Kupën e Botës dhe Superkupën e Europës këtë vit, duke shënuar 29 gola në sezonin e shkuar dhe 4 gola në Botërorin rus, ku shkëlqeu. “Ishte sezoni më i mirë i karrierës sime, sepse këtë radhë fitova tre trofe, përtej sasisë së golave”, deklaron ylli i Atletico-s. Megjithatë, në listën për Fifa The Best, çmim që do të jepet së shpejti, Griezmann nuk ishte dhe kjo ka bërë që sulmuesi të revoltohet: “Është trofeu i FIFA-s, apo jo?
Është Botërori i organizuar nga FIFA, apo jo? Franca fiton Kupën e Botës dhe nuk është asnjë futbollist francez mes finalistëve, është e habitshme”.Griezmann mendon edhe për Topin e Artë: “Nuk mund të them që është e padrejtë nëse nuk fiton, por natyrisht do të pyesja veten se çfarë duhet të bëj më shumë. Kam fituar tre trofe, kam qenë i rëndësishëm në momente vendimtare, por nuk votoj unë…”. Vitin e shkuar Griezmann doli i 18-ti në renditjen për Topin e Artë, para dy vitesh i treti: “Po i shkoj gjithnjë





