Me dhjetëra emigrantë janë duke pritur prej disa orësh, të kryejnë procedurat nga policia greke në doganën e Kapshticës.

Shkak është bërë fluksi i emigrantëve dhe mungesa e sporteleve.

Pala greke punon me dy sportele në hyrje, të cilat nuk përballojnë dot fluksin që rritet orë pas ore.