Kjo e mërkurë ka nisur me shira në qytetin e Durrësit dhe në zona të tjera të vendit. Ndërkohë që pas mesditës priten vranësira kalimtare në zonat malore veriore, duke rrezikuar sërish esktremin verior nga shira të izoluara.
Sipas “MeteoAlb”, temperaturat e ajrit nuk sjellin ndryshime të ndjeshme si gjatë mëngjesit ashtu edhe në mesditë, duke variuar nga 11- 29°C.
Era do fryjë e lehtë deri mesatare, me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi Veriperëndimor, ndërsa në detin Jon dallgëzimi ngjitet në 2 ballë.





