Pas një pune intensive për më shumë se 12 muaj, disa fëmijë të qytetit të Durrësit finalizuan me sukses çeljen e një ekspozite me punimet e tyre vetjake. Të apasionuar pas pikturës me mjaft mjeshtëri ata kanë realizuar jo vetëm nga një punim, por disa individualisht, duke e shndërruar kështu galerinë e arteve “Nikolet Vasia” në qendër të qytetit në oazin e ngjyrave të shumta.
Falë mbështetjes së madhe si edhe kujdesit të ofruar nga mësuesja e tyre në fushën e artit vizual, Aseli Isteri, fëmijët e grupmoshave të ndryshme surprizuan të pranishmit në çeljen e kësaj ekspozite falë seriozitetit, përkushtimit si edhe pasionit jo më të fshehur tashmë.
Në çeljen e kësaj ekspozite nuk munguan artdashës në fusha të ndryshme si dhe miq të shumtë e bashkëmoshatarë të autorëve të ekspozitës. Kjo ekspozitë nuk kishte vetëm qëllimin e prezantimit të punimeve, por nëpërmjetë saj fëmijët e grupmoshës nga 6-15 vjeç të shijonin ndjesinë e një ekspozite kolektive, tha Aseli Asteri.
Teknikat e realizuara nga këta vogëlushë, por të mëdhenj në veprimtarinë e tyre, ishin nga më të shumtat. Punimet me laps ishin ato të cilat dominonin në të shumtën e rasteve, por edhe punimet në karbon apo akuarel, si edhe teknika mikse. Ekspozita do të qëndroje e hapur për artdashësit për më shumë se 7 ditë.
K.H.