Vinicius Junior ka mbetur i tronditur, pasi kundërshtari i tij e ka kafshuar në kokë në një ndeshje mes Real Madrid Castilla dhe Atletico Madrid B.
Junior pati një pasdite në përgjithësi pozitive, pasi shënoi dy golat për ekipin e dytë të Real Madridit kundër po ashtu ekipit të dytë të Altetico Madridit në Segunda División B, nivelin e tretë të futbollit spanjoll.
Por, një moment në dhjetë minutat e fundit të ndeshjes, e tronditi atë dhe shumë në Spanjë. Pas një dueli me Tachin, mbrojtësi i Atleticos e kafshoi në kokë superyllin e Real Madridit.
Të dy, Tachi dhe Junior u ndëshkuan me karton të verdhë pas incidentit.





