Një aksident ku janë përfshirë dy automjete është regjistruar paraditen e kësaj të hëne në autostradën Tiranë-Durrës.
Dy makina të tipit “Benz” janë përplasur me njëra-tjetrën duke shkaktuar dëme materiale. Ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar.
Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit të jetë bërë lagështia në rrugë si pasojë e reshjeve të shiut.
Dëshmitarët e rastit dërguan fotot nga vendngjarja në redaksinë e “DurrësLajm”.





