Ndeshja shtyhet sepse nuk ka polici. Takimi midis Dynamo Dresden dhe Hamburg, është shtyrë për një datë tjetër, që pritet të përcaktohet më vonë, me vendim të ministrisë së brendshme të vendit.
Arsyeja e këtij veprimi për gjermanët është shumë i fortë. Të hënën e shkuar në Chemnitz, 80 km larg nga Dresden, ka pasur përleshje të egër midis neonazistëve e një grupi antifashistësh, për shkak të vrasjeve të 2 personave, njëri nga Iraku e tjetri nga Siria.
Policia u kap e papërgatitur, sepse nuk priste një numër të madh njerëzish, dhe rrjedhimisht, situata përshkallëzoi për keq. Orët e ardhshme pritet të ketë sërish probleme, e fatkeqsisht janë shumë pak policë në dispozicion për ndeshjen, që vlen për Bundesligën 2.
Pavaresisht keqardhjes, vendimi u pranua nga të dyja klubet, të cilat ranë menjëherë dakord për shtyrjen e përballjes mes tyre.





