Roma dhe Atalanta dhuruan një ndeshje spektakolare fundjavën që lamë pas. Barazimi 3-3 nuk i ka pëlqyer aspak trajnerit Di Françesko. Në një moment ai është kapur nga kamerat duke goditur me grushta pankinën.
Kjo i ka kushtuar atij fraktura në dorën e majtë. Siç raporton “Tuttomercatoweb”, italiani është operuar me narkozë dhe ka lënë spitalin në po të njëjtën ditë, duke konfirmuar se nuk ishte asgjë shqetësuese.





