Viti i ri akademik për universitetet fillon më 15 tetor, ndërkohë që regjistrimet për studentët e rinj fillojnë pas dy ditësh. Universiteti “Aleksandër Moisiu” i Durrësit ka shpallur listat e maturantëve fitues për 41 programet e studimit të ciklit të parë, ndërsa pret fillimin e procesit të regjistrimit.

Studentët e rinj kanë kohë nga data 30 gusht deri më 12 shtator që të regjistrohen pranë universiteve ku janë shpallur fitues, sipas programeve respektive të studimit. Megjithatë, në të vërtetë, procesi i regjistrimit zgjat vetëm dy ditë, pasi periudha e regjistrimit prej 14 ditësh është ndarë në shtatë faza, me nga dy ditë secila.

Maturantët, në momentin e përzgjedhjes së programeve të preferuara të studimit, kishin mundësi të zgjidhnin 10 programe të ndryshme në të gjitha universitetet e vendit. Madje, ata mund të zgjidhnin edhe të njëjtin program, por në universitete të ndryshme, apo edhe programe të ndryshme studimi në të njëjtin universitet. Në kushte, ekziston mundësia që një maturant të jetë shpallur fitues në disa programe studimi njëherësh, qoftë në universitete të ndryshme apo edhe brenda të njëjtit universitet.

Përgjatë dy ditëve të para, duke kontrolluar listat se ku ata janë shpallur fitues, maturantët do të duhet të vendosin se në cilin program studimi do të regjistrohen. Procesi i regjistrimit kryhet pranë sekretarive të fakulteteve, që ofrojnë programin e studimit ku ata janë shpallur fitues. Në përfundim të fazës së parë, sekretaritë e fakulteteve bëjnë pastrimin e listave nga maturantët fitues, të cilët nuk janë regjistruar, duke u mundësuar kështu regjistrimin maturantëve të tjerë në renditje, deri në plotësimin e kutoës së programit të studimit. Kjo procedurë vijon për shtatë faza, me nga dy ditë secila, deri në plotësimin e kuotave.

Në rast se pas përfundimit të shtatë fazave ka ende kuota bosh në programe të ndryshme studimi, atëherë, nga data 15 shtator deri më 20 shtator, maturantët që nuk janë shpallur fitues kanë të drejtë të aplikojnë për së dyti