Universiteti "Aleksandër Moisiu" renditet ndër universitetet më të mira në Shqipëri.

Vlerësimi vjen nga UniRank, i cili thekson se UAMD-ja është universiteti me rritjen më të madhe në Shqipëri duke kapërcyer nga vendi i 13-të në vendin e 5-të.

Njoftimi i UAMD-së:

UniRank e konsideron Universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës si një ndër universitetet më të mira në Shqipëri.

UniRank rendit universitetet që janë të licensuara dhe të akredituara nga qeveritë respektive, ose autoritetet e akreditimit në këto vende.

Mandej për të bërë renditjen përdor një alogaritëm që merr të dhëna nga Moz Domain Authority, Alexa Global Rank, SimilarWeb Global Rank, Majestic Referring Domains,etj.

Bazuar mbi aktivitetin, transparencën dhe informacionin e përditësuar online në vitin e fundit akademik, UAMD-ja është universiteti me rritjen më të madhe në Shqipëri duke kapërcyer nga vendi i 13-të në vendin e 5-të.

Për më shumë informacion mund të klikoni këtu: https://www.4icu.org/al/
#UAMD