Deri më tani na është thënë se vaji i kokosit është produkt tepër i shëndetshëm. Por kjo teori është hedhur poshtë. Një profesor në Universitetin e Freiburg e konsideron atë “helm të pastër”.

Ai shpjegon se vaji i kokosit është tmerrësisht i dëmshëm për shëndetin për shkak të yndyrës së madhe që përmban dhe përbën kërcënim për sëmundjet kardiovaskulare.

“Vaji i kokosit është një nga gjërat më të këqija që mund të hani”, u shpreh profesori Karin Michels.

Në fakt, edhe organizatat shëndetësore tentojnë të bindin qytetarët që të reduktojnë përdorimin e vajit të kokosit, i cili është i tejngopur me yndyrë në masën mbi 80%. Ndërsa Shoqata Amerikane e Zemrës thotë se është më mirë që vaji i kokosit të përdoret për trajtimin e lëkurës se sa të konsumohet në ushqim.

Kurse një tjetër studiues i Universitetit të Cornel theksoi se “vaji i kokosit ndoshta nuk është aq i keq sa gjalpi, por nuk është aq i mirë sa vaji i ullirit ekstra i virgjër”.