Kilian Mbape vrapon aq shpejt, sa mund të dalë edhe nga radari i PSG-së.

Kampionët e Francës, kanë probleme ekonomike, dhe i sakrifikuari mund të jetë pikërisht kampioni i Botës.

Lajmi i bujshëm vjen nga Spanja, ku “Chiringuito”, thotë se rregullat e “Fair Play Financiar”, kanë bërë që deri më 27 gusht, PSG të ketë kohë për të depozituar 180 milionë euro tek Monako, për të blerë përfundimisht huazimin e sezonit të kaluar.

Këtë gjë nuk e ka lënë pa pikasur Reali i Madridit, që ndërkohë po e ndjek nga afër këtë situatë të krijuar tek PSG, dhe do të ishte i gatshëm të paguante një shifër të çmendur, për ta rrëmbyer Mbape nga Parisi.