Boksieri amerikan Floyd Mayweather nuk dëshiron të humbasë asnjë sekondë nga jeta e tij, ndaj ka vendosur që ta shijojë jetën në maksimum, duke i bërë dhuratë vetes një orë që nuk ka të krahasuar. Ish-kampioni e rekordmeni i botës në boks, 50 fitore e asnjë humbje, është i rrethuar nga luksi dhe nuk e kursen veten kur bëhet fjalë për gjëra të veçanta.

Dhe me dhuratën e fundit që i ka bërë vetes ka treguar se pasioni për orët është i madh. Para disa muajsh i bëri vetes dhuratë një orë me 239 diamante, por kjo nuk e kënaqi, ndaj tani ka vendosur të ketë një tjetër orë edhe më të shtrenjtë. Dhe për këtë arsye i është drejtuar një prej prodhuesve më të mëdhenj, Audemars Piguet, që nuk e ka zhgënjyer.

Në një mesazh në faqen e tij zyrtare “Instagram”, Mayweather shkruan: “Sa karatë ka kjo unazë-byrzylyk”, duke treguar dhuratën e re, një orë në formë gjarpri. Një tjetër çmenduri…