Nuk ka qenë një Botëror shumë pozitiv për Neymar dhe Brazilin. Pesë herë kampionët e botës, që konsideroheshin favoritët për të triumfuar në Rusi, janë eliminuar në çerekfinale nga Belgjika.
Numri dhjetë i “Seleçao”-s ka qenë një nga më të kritikuarit, por duket se e ka harruar shumë shpejt zhgënjimin rus. “O’Ney”, në fakt, ka patur sukses në një tjetër fushë të blertë, atë të pokerit.
Siç ka bërë të ditur “Bleacher Report”, Neymar ka arritur të sigurojë një vend në finalen e pokerit që po zhvillohet në Sao Paulo. Ai ka qenë një nga nëntë lojtarët, mes 288 pjesëmarrësve, që kanë siguruar një vend në tavolinën finale.
Finale që është shtyrë për shkak se sulmuesi duhet të merrte pjesë në një martesë.





