Malcom de Oliveira do të jetë fytyra e tretë e re e Ernesto Valverde, në vitin e tij të dytë si trajner i Barçës. Anësori i ri brazilian (21 vjeç) vjen si një operacion rrufe në këmbim të 41 milionë eurove, shumë më pak se sa kërkoi Chelsea për Ëillian, qëllimi “origjinal” i Pep Segura dhe klubit katalanas për të kompensuar rrëmujën e krijuar nga refuzimi i Griezmann dhe largimi i habitshëm i Paulinho.

Edhe pse kjo shifër është e arsyeshme, është e pamundur të mos iu shtohet të gjitha atyre, që Barcelona ka shpenzuar për lojtarë të rinj që nga largimi i Neymar, gati një vit më parë tani, në një operacion historik që solli 222 milionë euro nga PSG në arkën blaugrana.

Që nga ajo shitje aq e madhe, klubi katalanas nuk ka gjetur karar me blerjet e reja.Deri më tani, këtë verë, tashmë tri operacione janë konkretizuar, me vlerën totale prej 107.9 milionë euro. Arthur Melo ishte i pari, që u konfirmua katalanas, në këmbim të 31 milionë eurove fikse, plus 9 milionë eurove në formë variablash. Pastaj, goditja me Clément LENGLET, që erdhi nga Sevilla për 35.9 milionë euro.

Dhe së fundi, Malcom, për 41 milionë euro, i cili iu “mor nga goja” Romës.Janë 107.9 milionë euro, që Barcelona ka shpenzuar për tri blerje, që nga hapja e merkatos së verës, kosto e cila nuk e arrin shumën e shpenzuar për Philippe Coutinho, i cili sot është nënshkrim më i shtrenjtë i Barçës. Braziliani mbërriti në “Camp Nou” merkaton e janarit në këmbim të shumës fikse prej 120 milionë euro, plus 40 milionë të tjera në formë variablash.

Ai erdhi për të kompensuar “arratisjen” e Neymar, brenda të njëjtit plan që filloi inkorporimin e Dembélé verën e kaluar, me 105 milionë euro fikse dhe 40 milionë të tjera si variabla. Midis “mirupafshim” të Neymar dhe mirëpritjes së Ousmane Dembele, Barça gjithashtu njoftoi afrimin e Paulinho Bezerra. Mesfushori brazilian erdhi nga Guangzhou për 40 milionë dhe u kthye si i huazuar në Kinë, me një opsion blerjeje prej 50 milionë euro.

Nënshkrimi më i volitshëm i këtyre muajve pas Neymar është ai i Yerry Mina, i cili kushtoi 11.8 milionë euro. Këto numra e vendosin Barçën si klubi që ka shpenzuar më së shumti në muajt e fundit, bashkë me Manchester City (387 milionë euro), PSG (373) dhe Liverpool (350).Në total, pas largimit të Neymar, Barcelona ka bërë shtatë nënshkrime, me një normë shpenzimi prej 384.7 milionë euro fikse dhe 90 milionë euro si variabla.

Në të njëjtën kohë, më shumë se 222 milionë eurot e pranuara për Neymar, skuadra blaugrana ka fituar vetëm nga shitjet e Deulofeu (13 milionë euro), Mascherano (5.5) dhe Tello (4).Pjesa tjetër e lojtarëve që klubi ka lëshuar janë huazime, edhe pse në rastin e Paulinho ekziston një opsion i blerjes së detyrueshme nga Guangzhou për 50 milionë euro.

Në javët e ardhshme do të ketë më shumë “viktima”. André Gomes, Cillessen, Rafinha, Aleix Vidal, Yerry Mina dhe Munir El Haddadi, ndër të tjera, kanë për qëllim të sjellin para në arkat e kampionëve spanjollë, me transferimet e tyre.Tani për tani, bilanci i shitjeve nga Neymar arrin në 244.5 milionë euro.

Qëllimi është të arrijë në 350 milionë euro. Nga ana tjetër, klubi nuk e konsideron merkaton të mbyllur dhe punon për të nënshkruar me një tjetër mesfushor krijues, i cili duhet të zërë vendin e Iniesta. Me Arthur dhe Alena, sot të dëmtuar, nuk është e mjaftueshme. De Jong dhe Rabiot kanë luajtur për një kohë të gjatë dhe Golovin u hodh poshtë si mundësi disa ditë më parë.