Administratori i skuderisë Ferrari në Formula 1 dhe FCA (Fiat Chrysler Automobiles) është ndarë nga jeta në moshën 66- vjecare. Sergio Marchionne ndërroi jetë në spitalin universitar të Zyrihut e ndërsa ishte shtruar më 27 qershor për një ndërhyrje në shpatull.
Gjendja e tij është përkeqësuar dhjetë ditë më parë për shkak të asaj që mjekët e kanë përcaktuar “komplikime pas operacionit”.
Sipas të përditshmes italiane “La Stampa”, pas operacionit në shpatull, Marchionne ka patur disa probleme “të papritura dhe të menjëhershme”, që kanë shkaktuar një arrest kardiak.
Marchionne është dërguar menjëherë në reanimacion. Më pas ka ardhur një arrest kardiak i dytë, që ka sjellë ndarjen e tij nga jeta.
Dalja e fundit në publik e menaxherit ka qenë dy ditë para shtrimit në spital, në Romë, kur i ka dhuruar një Jeep karabinierëve.





