Mbrojtësi i Partizanit, Sodiq Atanda, duket se do të largohet nga ekipi kryeqytetas. Konfirmohet se nigeriani ka një akord me klubin e Teutës dhe është shumë pranë “djemve të detit”.

24-vjeçari është pjesë e kampionatit shqiptar, që nga viti 2013, teksa për dy sezone ka luajtur tek ekipi i Apolonisë, ndërsa që nga viti 2015 është pjesë e klubit të Partizanit. Pas tre sezonesh aty, Atanda pas performancave jo aq të mira edicionin e kaluar, duket se do të largohet.