Në qytetin e Durrësit është përuruar studio galeria “Dyrrah”, nismë e artistit amator poliedrik Edi Shuka.

Për çeljen e saj, autori ka punuar 4 vite rradhazi duke ekspozuar rreth 500 tabllo ne vaj si dhe foto 100-vjeçare me vlera historike për qytetin.

Objektet në studio janë ndërthurur me punime druri dhe objekte muzeale me vlera të rralla.

Shuka thotë se ka punuar rreth 1500 tabllo, por ato do të ekspozohen në vijimësi.  Studio ështe vizituar dhe vlerësuar për ekspozimin që u ka bërë vlerave durrsake, nga figura të shquara të artit dhe kulturës në Durrës.

Madje për Shukën u tha se ai ka qënë i talentuar edhe si aktor.

Enver Plaku, regjisor i njohur dhe Artist i Merituar, dhe Haxhi Rama regjisor e “Mjeshtër i madh” kanë folur për pasionin që karakterizon Shukën.

Studio galeria “Dyrrah” do të pasurohet me objekte të reja në ditët e ardhshme, pasi Edi Shuka është artist i surprizave të shpeshta artistike.

K.H.