Në një ambient të ngrohtë poetësh e shkrimtarësh durrsakë, është bërë promovimi i librave të rinj të Myftar Gjonbalajt, një prej mësuesve të vjetër e ish-drejtueve të shkollave të qytetit. Këtë fundjavë shkrimtari Gjonbalaj promovoi botimin e 4 librave të tij.

Në takimin e organizuar me këtë rast, kanë marrë pjesë kolegë, miq dhe shokë të ndryshëm të tij, të cilët e kanë vlerësuar për risitë e sjella në krijimtarinë e pashtershme që e karakterizon.

Poeti i njohur durrsak Agim Bajrami, vlerëson gjetjet letrare dhe freskinë e personazheve dhe temave  të autorit të cilat janë interesante dhe me interes për lexuesin.

Shkrimtari Myftar Gjonbalaj ka botuar 13 libra gjithsej dhe ka në proces shkrimi edhe një libër të ri që do të dalë në botim së shpejti.

K.H.