Juventus ka dalë me një njoftim zyrtar pas lajmeve për transferimin e Cristiano Ronaldos tek kjo skuadër.

Vetëm pak orë më parë Juventusi ka dalë me një reagim zyrtar, në të cilin nuk e përmend Ronaldon, por në mënyrë indirekte lë të hapur mundësinë për transferimin e tij.

“Në lidhje me lajmet e fundit të lëshuara nga mediat, Juventus Football Club e specifikon se gjatë afatit kalimtar të transfertave, klubi vlerëson mundësi të ndryshme në treg dhe mundësia e finalizimit të tyre do të bazohet në rregullat ligjore”, thuhet në komunikatën e Juventusit.

Cristiano Ronaldo thuhet se do të fitojë 30 milionë euro në sezon falë kontratës që do të nënshkruajë me Juventusin. Për të qenë më të qartë, paga e Cristianos do të jetë pak më e lartë se pagat e 5 futbollistëve bardhezinj më të paguar të momentit të marrë bashkë.

Argjentinasi Gonzalo Higuain është momentalisht më i paguari te kampionët në fuqi të Italisë (7.5 milionë euro në sezon). Më pas vijnë Dybala (7), Douglas Costa (6), Pjanic (4.5) dhe Khedira (4). Në total, 5 lojtarët që përfitojnë më shumë tek Juventusi paguhen 29 milionë. /