Vazhdon të jetë një temë e nxehtë mos kualifikimi në Botëror për Italinë.
Në qendër të gjithë vëmendjes është ish-trajneri Ventura.
Tavekio ka zbuluar alternativat përpara se të merrnin italianin në stol. Zgjedhjet e tij kanë qenë një mes De Biazit dhe Donadonit.
“Lipi donte Venturën, atë na propozoi. Ne donin Donadonin, por Bolonja në ato kohë na tha jo. Alernativa e tij ishte De Biazi. Kontaktuam drejtuesit e FSHF-së por ata m’u përgjëruan mos ta merrnim trajnerin e tyre”, shprehet Tavekio.





