11 kryetarë gjykatash që u ka mbaruar mandati kanë depozituar kërkesat e tyre në Këshillin e Lartë të Drejtësisë, ku shprehin interesin për të vijuar sërish në këtë detyrë.
Sipas shkresës në fjalë, bëhet e ditur se 11 prej këtyre gjyqtarëve u ka mbaruar mandati, ndërsa 11 prej kryetarëve të tjerë u përfundon në 6-mujorin e dytë.
Ndonëse KLD nuk ka kompetencë që të kryejë zëvendësime, ajo po shqyrton delegimin e mandateve për gjyqtarët. Kjo për faktin se duhet të krijohet institucioni i KLGJ-së, duke futur në ngërç edhe gjykatat.





