Dy automjete ku udhëtonin dy familje, me nga katër persona secila prej tyre, janë përfshirë në një aksident në Durrës gjatë mesnatës.

Nga të dhënat e para, “DurrësLajm” mëson se makinat janë përplasur me njëra-tjetrën në kryqëzim në afërsi të sheshit “Pranvera”, e si pasojë kanë mbetur të plagosur 3 prej pasagjerëve.

Në vendngjarje mbërriti menjëherë policia dhe autoambulanca, e cila transportoi për në spital 3 familjarët që mbetën të lënduar, për të marrë kujdesin e nevojshëm mjekësor. Fatmirësisht raportohet se nuk kanë pësuar lëndime serioze.

Drejtuesit e automjeteve akuzohen për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Ndiqni pamjet e para fill pas aksidentit të dërguara në redaksinë e “DurrësLajm” nga banorët e zonës.