Nga sita e Vettingu-t nuk do të shpëtojë as prokurorja e përkohshme e përgjithshme, Arta Marku.
Më 3 korrik ajo do të përballet me trupën e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit në orën 10:00.
Komisioni ka bërë të ditur sot në faqen zyrtare në internet, se javën që vjen Marku do të jetë përballë Genta Tafës, Pamela Qirkos dhe Suela Zhegut.





