Ç’zemër të madhe ka Gerard Pique!
Pak para se gjyqtari të vërshëllente për fillimin e ndeshjes me Iranin, mbrojtësi i Spanjës u bë protagonist i një gjesti të bukur, që nuk u ka shpëtuar kamerave.
Futbollisti i Barcelonës ndihmoi një zog të vogël të fluturonte, pasi kishte mbetur i tronditur në barin e stadiumit të Kazanit.
Më pak mundin dhe sigurisht me ndihmën e Pique, zogu i vogël arriti të fluturonte.