I janë dashur dy muaj kohë për të përgatitur kalendarin artistik veror TKOB, që pas anoncimit të këtij lajmi më 13 prill, kur drejtuesja e këtij institucioni dhe Kryetari i Bashkisë së Vlorës njoftuan se pushuesit këtë vit do të shijonin repertorin e artistëve të Operas dhe Baletit.
Deri në fund të muajit korrik, gjithë vija bregdetare nga Durrësi në Sarandë do të presë artistët e TKOB-it, të cilët do të çojnë repertorin e tyre më pranë pushuesve këtë verë.
“Fillojmë me një koncert të Ansamblit të Këngëve dhe Valleve, koncert që përmbledh çdo gjë të bukur që ansambli ka krijuar dhe interpretuar në 60 vite dhe do të jetë pikërisht në Llogara, me pas do të vazhdojmë me Vlorën më 8 korrik me një koncert gala-Opera në Jeans, për të vazhduar më 12 korrik me një balet të njohur për publikun e Tiranës, por duam që ta bëjmë të njohur edhe për turistët dhe qytetarët e tjerë të vendit, baletin “Monger”, tha Zana Çela, drejtoresha e TKOB.
Ajo tha më pas se:
“Ky sezon përveç efektit kryesor që ka, na ndihmon shumë ne për të rritur audiencën tonë dhe për të zbatuar jo vetëm misionin performues dhe krijues, por edhe misionin edukues ”.
Veç pjesëve të njohura të kalendarit, Ansambli do të sjellë premierë në qytetin e Gjirokastrës pjesën “Sokaku i të marrëve” më 18-19 dhe 21 korrik, bazuar mbi motivet e librit ‘Kronike në gur” të Ismail Kadare. /TCH/