Tek sheshi i Sfinksit në Durrës kanë mundësinë të gjithë të apasionuarit të shikojnë ndeshjet e Botërorit që po mbahet në Rusi.
Bashkia e Durrësit ka vendosur për të gjithë tifozët apo qytetarët që duan të shikojnë në shesh të hapur ndeshjet, një monitor gjigand.
Të interesuarit, kryesisht në orët e mbrëmjes kohë kur edhe zhvillohen sfidat direkte, kanë mundësinë që pranë detit të ndjekin ekipin e zemrës e pse jo të konsumojnë edhe një pije freskuese apo një birrë me miqtë.
Interesi i durrsakëve ka qenë shumë i madh për të parë ndeshjet e Botërorit. Duke qenë pranë detit Adriatik, dikur durrsakët vendosnin antena me kanaçe e fije teli për të bërë të mundur shikimin e ndeshjeve.
K.H





