Në Shqipëri paraditja vijon me kthjellime e vranësira të shpeshta; më të dendura pas mesditës në zonat malore ku pritet të ketë rrebeshe të përkohshme shiu.
Por shira të izoluara do ketë në zonat qendrore, ndërsa thuajse i gjithë bregdeti vijon me kthjellime dhe vranësira të shpeshta deri në mbrëmje kur kthjellimet shtrihen në të gjithë Shqipërinë.
Sipas "MeteoAlb", temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes dhe mesditë duke variuar nga 13 – 32°C. Era do të fryjë e lehtë deri mesatare, me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Verior duke bërë që në det të krijohet dallgëzim 2 ballë.





