Aziz Buhaduz, me autogolin që shkaktoi në minutën e 95-të, dënoi Marokun në një humbje të pamerituar dhe autokritika e tij në fund të takimit ka qenë shumë e rëndë: “Ishte një ndeshje e vështirë për mua dhe për të gjithë kombëtaren tonë. E nisëm shumë mirë, por nuk e vazhduam ashtu siç e kishim përgatitur. Fatkeqësisht, ky është futbolli dhe dua të kërkoj falje për autogolin tim. Jam një idiot! U kërkoj falje shokëve të ekipit dhe 35 milionë marokenëve”.
Analist special në televizion, ish-presidenti i Brazilit komenton ndeshjet nga burgu
Një analist special për televizionin “TVT” dhe radion “Brasil Actual” për të komentuar ndeshjet e Brazilit. Bëhet fjalë për ish-presidentin Luiz Inacio Lula da Silva, i cili nga prilli i vitit të kaluar po vuan dënimin në burg prej 12 vitesh për korrupsion. Por kjo nuk do ta ndalojë që ai të jetë protagonist në këtë kompeticon për të dhënë mendimet e tij në lidhje me formacionin e shtetit të tij, që është pretendent për të triumfuar.





