Franca ka marrë një fitore të vështirë me rezultatin përballë Australisë të vlefshme për Grupin C në Kampionatin Botëror.

Për herë të parë në këtë ndeshje përdoret teknologjia VAR e cila i “dhuroi” penalti “gjelave”.

Në minutën e 57’ ishte Griezman i cili shënoi nga pika e bardhë e penalltisë. Pa kaluar 4 minuta lojë arbitri jep sërish penallti por këtë herë për Australinë.

Jedinak mposhti portierin.

Vetëm në minutën e 81’ Pogba kaloi Francën në avantazh ndërsa edhe në këtë gol është dashur nevoja e teknologjisë.