Artistët edhe pse bën një takim dëgjesë me kreun e Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, nuk janë tërhequr nga ajo që kishin thënë se do të ngujoheshin në teatër.

Sot ata kanë nisur protestën e radhës, dhe kërkojnë që qeveria të tërhiqet nga projektligji që I hap rrugën prishjes së teatrit.

“Artistët, në shumicë dërrmuese, përjashto drejtorët dhe kandidatët për drejtorë, u shprehën kundër shembjes së dy teatrove kombëtare dhe kërkuan me vendosmëri anulimin e projekt-ligjit dhe fillimin e diskutimit për rikonstruksionin e dy teatrove kombëtare dhe ndërtimin e një teatri të ri diku tjetër. Artistët nuk pranuan të diskutojnë përmbajtjen e projekt-ligjit, pasi e konsiderojnë atë të gabuar, jotransparent dhe të porositur nga interesa korruptive të biznesit privat”, thuhet në deklaratën e tyre.