Eurokomisioneri i BE-së për Zgjerimin Johannes Hahn ka kundërshtuar idenë e krijimit të disa kam peve pritëse për refugjatët në vendet evropiane që ndodhen jashtë unionit.

Në një intervistë për Der Spiegel, Hahn është shprehur se ai personalisht është kundër idesë së krijimit të “parkingjeve” në shtetet që ndodhen jashtë BE-së.

“Unë paralajmërova në valën e parë në vitin 2015 që vendet në rajon që nuk janë anëtare të BE nuk mund të bëhen parking për refugjatët dhe kjo do të mbetet në vitin 2018”, tha eurokomisioneri në një intervistë për SPIEGEL.

Kujtojmë këtu se ideja e zbuluar përmes po Der Spiegel, ishte artikuluar nga politika austriake e konkretisht nga kancelari Sebastian Kurz. 

Shqipëria, sipas mediave të huaja që raportuan idenë e krijimit të vend- strehimeve në shtetet evropiane jashtë BE-së, ishte njëra ndër vendet e mundshme. 

Debati në fjalë ka krijuar mjaft konfuzion në politikën shqiptare, pasi kryeministri i vendit Rama ka hedhur poshtë të gjitha aludimet duke i cilësuar si fantazi. Po sot, Rama në një intervistë për median austriake është përgjigjur në lidhje me këtë çështje, por kësaj here duke mos përdorur asnjë term përjashtues. 

Rama është përgjigjur kështu.

Media austriake: Sipas kancelarit austriak Sebastian Kurz ekziston një rrugë e re kalimi në Ballkan për refugjatët nga Shqipëria dhe Bosnja.

Rama: Ne kemi të regjistruar rreth 2200 refugjatë nga Siria dhe Pakistani që nga fillimi i vitit. Ka rritje, por ende është një numër i vogël. Ne nuk duam të ndërtojmë barriera kufitare. Megjithatë, nëse rritet numri i refugjatëve, ne do presim ndihmë nga BE.