Moti nuk paraqitet me kushte shumë të favorshme për të gjithë ata që kanë planifikuar ta kalojnë të shtunën dhe të dielën në plazh.
Sipas një parashikimi të “Meteoalb”, vranësirat fuqizohen në pjesën e dytë të ditës së shtunë duke sjellë shira afatshkurtër thuajse në të gjithë vendin, dhe kryesisht në zonat Lindore ditën e diel.
PARASHIKIMI I METEOALB:
MOTI në fundjavë: sot (e premte) vijon me kthjellime dhe vranësira të cilat në mesditë sjellin shira në Veri – Qendër por pasditja lokalizon shirat në Qendër dhe zonat Lindore. Vonë në mbrëmje shirat largohen nga pjesa më e madhe e vendit. Fundjava mbetet me kthjellime dhe vranësira gjatë orëve të paradites, por vranësirat fuqizohen në pjesën e dytë të ditës duke sjellë shira afatshkurtër thuajse në të gjithë vendin të shtunën dhe kryesisht në zonat Lindore ditën e dielën.
Temperaturat sot paraqiten me rënie të lehtë duke shënuar maksimalisht 29°C, ndërsa fundjava sjell rritje graduale të temperaturave duke ngjitur maksimumin në 32°C.





