Vasfi Shaholli, xhaxhai i Çlirimit që akuzohet për vrasjen e bashkëshortes 42-vjeçare, merakun më të madh e ka për 6 fëmijët e çiftit.
“Ata mësojnë, mësojnë shumë, megjithëse në gjendje të vështirë ekonomike. Prandaj unë do ju lutesha për një bursë për ta, që të mund të vazhdojnë shkollën”.
Kjo është kërkesa e vetme e xhaxhait të autorit të krimit që deklaron se familja do të përkujdeset sa më shumë për 6 fëmijët, që humbën në mënyrë tragjike atë që ishte shtylla e familjes, nënën e tyre të dashur.





