Përfaqësues nga Partia Demokratike në Durrës, po presin kryeministrin Edi Rama pasditen e kësaj të hëne me protestë te Kavalishenca në Plepa.

Mësohet se shefi i qeverisë pritet të zhvillojë një takim me gjithë drejtuesit e policisë shqiptare.

Protestuesit janë në pritje të Ramës, të cilit i kanë dalë përpara me parrulla të shumta si “Poshtë mafia në pushtet”, “Stop terrorit shtetëror”, “Qeveri e drogës ik” etj.