U zhvillua në pishinën e Durrësit “Taq Dafa” për tri ditë me radhë Kupa “Teuta 2018” në not. Për herë të parë, ky kompeticion kaq i rëndësishëm njihet edhe nga Federata Europiane dhe Botërore e Notit, FINA. Pjesëmarrja ishte e madhe, teksa nuk munguan edhe rezultate surprizë, ku në total morën pjesë 279 notarë, duke përfshirë kategorinë e femrave dhe meshkujve.

Notarët dhe notaret ishin të ndarë në 21 ekipe që vinin nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia. Ekipi fitues u shpall Step Prishtina me një total prej 34 medaljesh ari, 20 argjendi dhe 13 bronzi. Notari më i mirë në kategorinë e djemve u shpall Franc Aleksi i Studentit me 2300 pikë të grumbulluara. Në kategorinë e femrave notarja më e mirë u shpall Nikol Merizaj, e Tiranës me 1787 pikë të grumbulluara në total, një nga sportistet më të dalluara shqiptare.

Në përfundim të aktivitetit u shpërndanë medaljet dhe shpërblimet financiare për fituesit respektivë.

Fituesit sipas kategorive meshkuj:

Kategoria A: Franc Aleksi (Studenti)

Kategoria B: Frenc Berdaku (Teuta)

Kategoria C: Kledi Kadiu (Teuta)

Kategoria D: Vigan Bityci (Termo Pan)

Kategoria E: Gersi Kercuku (Te Stela)

Kategoria F: Denis Mustafaraj (Ventus)

Fituesit sipas kategorive femra:

Kategoria A: Nikol Merizaj (Tirana)

Kategoria B: Ana Maria Pecinovski (Maqedoni)

Kategoria C: Fjorda Savani (Step Prishtina)

Kategoria D: Vivian Xhemllari (Tirana)

Kategoria E. Kantra Meca (Te Stela)

Kategoia F: Julia Xhako (Tirana)