Një situatë kaotike është krijuar nga trafiku në autostradën Tiranë-Durrës, për shkak të devijimit të qarkullimit të mjeteve nga punimet e nisura sot në segmentin e parë rrugor Kashar-Vorë.

Është krijuar një radhë kilometrike mjetesh në rrugë, kryesisht në rrugën për në Rinas, e cila raportohet se është bllokuar plotësisht nga vargu i gjatë i makinave.

Gjithashtu, probleme të mëdha janë shfaqur edhe në rrugën për në Veri, ku ata që iu është dashur të dalin nga Tirana për në qytetet veriore, janë përballur me një situatë kaotike trafiku.