Në sallën e Teatrit të Qendrës Kulturore të Fëmijeve në Durrës, është zhvilluar konkursi i zërave të rinj i titulluar "Unë Këndoj".

Konkursi u zhvillua në disa faza dhe në fazën finale u përzgjodhen 15 këngët më të arrira nga ku doli edhe kënga fituese. Klevisa Buzi rrëmbeu edhe kupën e festivalit më këngën saj.

"Në këtë veprimtrari u dhanë  edhe medaljet fituese në  konkurset e matematikës të organizuara në Berat ku talentet durrsakë kanë marrë 2 medalje të arta, si dhe shumë të tjera, duke i nxjerrë fëmijët durrsake në ballë të arritjeve mësimore e shkencore bashkëkohore," tha Avni Çuni, drejtor i QKF-së në Durrës.

Ai ka vlerësuar shumë në këto veprimtari edhe personelin mësimor e specilistët për kontributin e dhënë prej tyre në formimin kulturor e artistik të brezit të ri durrsak.

K.H.