Gazetarja Ilva Tare e ftuar në ‘Xing me Ermalin’, rrëfeu një prej ngjarjeve më të komentuara të ndodhur disa vite më parë me kryeministrin Edi Rama në studion e saj, kur ky i fundit iu drejtua se është e papërgatitur për faktin që është me fëmijë të vogël dhe nuk ka kohë të informohet.

“Kështu është kur interviston kryeministrin e papërgatitur po edhe s’keni faj se keni fëmijë te vogël”, i tha Rama.

“Mos kini merak se kjo s’më ka penguar aspak të përgatitem, por je ti qe duhet të kishe ardhur para dy javësh këtu”, ja ktheu Ilva Tare.

E pyetur lidhur me këtë moment, Ilva u shpreh se kjo është taktikë e kryeministrit.

"Unë e mbaj mend shumë mirë edhe pyetjen për të cilën bëhej fjalë. Ka qenë një pyetje që lidhej me kriteret e pakuptueshme të heqjes së ndihmës ekonomike. Dhe kryeministri dihet i ka ato gjetjet e tij që kur nuk do të përgjigjet, devijon dhe e zhvendos bisedën në një plan tjetër. Këtë bëri dhe ai dhe ja doli se nuk u bë lajm mospërgjigja e tij për ndihmën ekonomike, por u bë çfarë më tha mua. Ishte thjesht një taktikë."