Lori Hoxha është revoltuar pas një lajmi që ka lexuar në portalin "TiranaPost" e drejtuar nga gazetarja Mira Kazhani, ku bëhet një kritikë për këmbët e Afërdita Dreshajt e cila momentalisht është duke mbajtur festën e saj të beqarisë.
“Bjonde elegante, tërheqëse i ka thuajse të gjitha Aferdita Dreshaj, veç këmbëve. Do thoni ju i ka të gjata? I ka vërtet po mbase busti dekolteja, por edhe takat që çoç i rregullojnë defektet s na kanë lënë të shikojmë më poshtë, për të parë këmbët, madje ta themi troç ja kemi vënë re prej kohësh, po ndoshta gjthë ata që linin kokën pas saj s' e kanë kuptuar. Në foton e fundit e postuar nga koka te këmbët na i kujtoi. Të gjata dhe pak si çun. Madje po të mos kishim parë fytyrën do mendonim se është djalë. dhe c është më e keqja s’ ka palestër në botë e ushtrim që rregullon formën e kockës së këmbës por pak rëndësi ka.”
Mirëpo, ky shkrim ka bërë që Lori të reagojë ashpër ndaj autores së artikullit e cila shprehet në një mënyrë të tillë për një femër.
“Një portal i drejtuar nga një femër që përcjell këtë lloj mesazhi tek ndjekësit e tij. Dhe kërkojmë që femrat të ndihen të forta, të pushtetshme, të barabarta kur jemi ne vetë ato që femrën e ulim çdo ditë; për formën e këmbëve, për buzët e holla e si rrjedhojë dhe për paaftësitë e saj në jetë. Shoqëri misogjiniste. Kërkojmë ndryshim. Shkruajmë çdo ditë për “ndryshimet e vipave”. Në vjen turp kur shohim buzë fabrike por jemi vetë ne që e çojmë shoqërinë drejt asaj rruge. Duam të bëhemi si bota ama kembët muskuloze s’i duam. Vajzën për të cilën flitet nuk e njoh shumë mirë dhe nuk dua ta përmend se nuk është vendi im e nuk kam ndonjë portal në të cilin të shpreh mendimet e mia të emancipuara apo të prapambetura sidoqofshin, ama e mbroj si të ishte ime motër. Është shumë e thjeshtë të thuash “është personazh publik, le ta pranojë” por kurrsesi nuk mund të përdorësh influencën e një mediaje për të shpërndarë mesazhe të tilla si ajo. Refuzoj ta pranoj që gazetaria shqiptare është kjo e sidomos refuzoj të pranoj që femra shqiptare mund të shkruaj publikisht kështu për një femër tjetër. Urojeni, përgëzojeni, pranojani difektet, luftoni për të! Mos e shkelni me këmbë. Ka mjaftueshëm burra për atë punë.”,- shkruan Lori.





