Kejvina Kthella, velina e spektaklit “Xing me Ermalin”, në një intervistë për emisionin “Një kat më lart”, Kejvina ka treguar për punën si modele që ka bërë në Itali, ku ka rrëfyer dhe shumën marramendëse me të cilën është paguar për një ditë pune.
"Siç është modelingu në Itali, në Shqipëri nuk ekziston. Shkon në casting, jemi mbi 100 vajza, presim një vend pune, mund të punosh një herë në muaj, mund të punosh dy muaj, dy herë në vit. Në Itali nuk kam bërë gjëra të mëdha sepse brendet e mëdha preferojnë vajzat shumë të dobëta. Ndërsa në Turqi kam punuar 3 muaj dhe kam qenë imazh i Versace. Jam paguar shumë mirë. 10 mijë dollarë për një ditë pune", tregoi Kejvina.





