Rovena Stefa ka vetëm pak muaj që ka sjellë në treg këngën e saj "Unaza" për të cilën pati spekulime se ka marrë idenë e divës së popit, Jennifer Lopez.
Gjatë intervistës për emisionin "BOOM", Rovena tha se klipi i saj ka dal shumë kohë para dhe gjithcka ka qenë rastësi, duke bërë shaka se JLO mund të ketë vjedhur idenë e saj, pasi "Unaza" doli në treg me 14 shkurt, ndërsa "El Anillo" me 27 prill.
Kënga ime 'Unaza' ka dalë 3 muaj që është publikuar, kurse kënga e këngëtares portorikane Jennifer Lopez ka dalë ndoshta, se di as një muaj dhe e ka titulluar "El Anillo". Unë nuk e di, kaq shumë ajo do që i fejuari i vet t'ia vendosë unazën ose më ka parë mua. Është një rastësi, por imagjino që dhe teksti është 100% i përshtatur, i përputhur sepse unë i them, 'Nëse më do, më jep një unazë, nuk dua gjëra të tjera.
Teksti i shkruar nga JLo thotë 'Kur do ma japësh unazën, se më pëlqen ti në shtrat'.





