Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, edhe pse është nën hetim, arriti që të fitonte lirinë pas vendimit nga Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda.

Me vendimin e shkallës së parë, Tahiri u la fillimisht nën arrest shtëpie, por me apelimin e vendimit, iu hoq kjo masë kufizuese.

Familja Tahiri duket se po shijon lirinë e kryefamiljarit, pasi së bashku me të shoqen Fatlinda Berishë dhe djalin e tyre shihen në natyrë.

“Jo thjesht ne të tre”, shkruan shoqëruar fotos bashkëshortja e Tahirit, ku duken të gëzuar me një qengj të vogël.