Para tre muajsh Eni Koçi solli këngën më të re për tregun muzikor shqiptar. “Jemi dashtë”, titullohej kënga më e re e Eni Koçit, i cili është shikuar mbi 1.8 milionë herë në YouTube.
Por bukuroshja shqiptare ka vazhduar të jetë pjesë e mediave rozë në sajë të fotove që poston çdo ditë në rrjetet sociale. Së fundi, ajo ka publikuar një fotografi në Instagram teksa shihet e shtrirë në shtrat.
“Më besoni, kur u zgjova sot, nuk kisha plane të bëhesha mbresëlënëse, por ndodhi”, ka shkruar Eni.
Aktualisht ajo është duke punuar në projekte të reja muzikore dhe këtë vit do të mbajë një numër të madh koncertesh.





