Kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj së shpejti do të bëhet baba. Lajmi i gëzueshëm u dha nga vetë Veliaj në festën e fëmijëve më 1 qershor, me anë të një postimi në Instagram.
“Gezuar 1 Qershorin dhe nga ne te tre! Ju duam shume te gjitheve!”, shkruhet në foton së bashku me bashkëshorten Ajola Xoxa, postimi i cili shoqërohej edhe me tre zemra.





