Këngëtari shqiptar, Young Zerka ka sjellë projektin më të ri muzikor “Belly dancer” në bashkëpunim me DJ Moh Green dhe me këngëtarin me famë botërore, Faydee.
Kënga është mjaft ritmike, dedikuar kërcimit belly dance që bëhet më së shumti nga femrat, këngë e cila padyshim do të jetë hiti i kësaj vere!
Zerka e zbuloi bashkëpunimin me këngëtarin Faydee, në emisionin "Why Not Show" nga Roza Lati, teksa tregoi se do të ketë dhe dy këngë të tjera gjatë kësaj periudhe.





