Këngëtarja e famshme ameriko-latine Paulina Calahorran ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti me makinë në Viale Legioni Romane, Milano.

Ajo po udhëtonte me një makinë që drejtohej nga një mik i saj 26-vjeçar, kur një SUV është përplasur me ta ndërsa ndërroi jetë në spital.

Sipas deklaratës së policisë makina e këngëtares u përplas me një Porsche, dhe nga aksidenti u dëmtuan edhe 7 makina të parkuara.

Ndërsa shoferi i Porsche dhe ai i makinës ku ndodhej këngëtarja përkatësisht 26 dhe 27 vjeç janë në gjendje të rëndë për jetën.