Këngëtarja shqiptare e njohur me emrin Baby Gee, ka rënë pre e një sulmi në Dubai ku ndodhet prej disa ditësh.

Baby Gee ka publikuar një foto ku tregon se është sulmuar nga një femër, të cilës i publikon emrin, dhe tre persona të tjerë.

Në foton e postuar nga këngëtarja duken edhe shenjtat e sulmit në fytyrën e saj, për të cilat Baby Gee ka shkuar në spital.

"Më dërguan në spital pasi u sulmova nga @Iambletagashi, e cila më sulmoi me 3 persona të tjerë me të cilët ishte. Jam shumë e zemëruar që kjo më ndodhi mua dhe dua ta ndaj historinë time me të gjitha vajzat e reja. Kur ti je e suksesshme, ata dëshirojnë të të shohin poshtë. Por asnjë femër nuk duhet ta kalojë këtë. Edhe unë kam njerëz, por meqenëse isha vetëm, çfarë duhet të bëja?"– shkruan Baby Gee.