Portieri i Liverpulit, Karius, është në qendër të vëmendjes pas 2 gafave në finalen e Championsit, që i kushtuan trofeun skuadrës angleze.Gjermani po kritikohet tepër nga tifozët e Liverpulit, madje nuk kanë munguar edhe kërcënimet me vdekje.
Për ta motivuar këtë lojtar, Rimini Fc, ekip që sapo është ngjitur në Lega Pro, i ka ofruar një kontratë një-vjeçare, Kariusit.
"Do të doja që portieri gjerman të vizitonte Riminin, një vend mikpritës dhe që frekuentohet gjithmonë nga bashkatdhetarët e tij. Rimini është vendi ideal për të gjetur qetësinë, vetëbesimin dhe forcën për të vazhduar ëndrrën e tij. Ai këtu do të gjejë një familje të madhe dhe ku do të gjejë një qytet të qetë dhe të gatshëm ta mbështesë atë në këto momente të vështira", shkruante presidenti i skuadrës italiane.





