Këngëtarja e muzikës pop dhe kompozitorja, Kirsty Bertarelli është 'kurorëzuar' si gruaja e tretë më e pasur në Britani dhe ajo ka më shumë para se Mretëresha britanike, J.K Rowling dhe Adele.
46-vjeçarja dhe bashkëshorti i saj zvicerian Ernesto i lindur në Itali, u futën në listën e Sunday Times Rich List 2018 me një pasuri prej 9. 659 miliardë paund.
Bertarelli u bë miliardere pasi u martua me Ernesto, një manjat i bioteknologjisë, i cili madje i bleu një super jaht me vlerë 100 milionë paund për ditëlindjen e saj të 40-të.
Duke u kthyer pas në vitin 2000, Kirsty bashkë-shkroi këngën "Black Coffee", që vazhdon të mbetet një hit botëror.





